Politike

Mblodhi sot kryebashkiakët socialistë, zbardhen porositë e Ramës: Fusha është e hapur, PS duhet të jetë në sulm!

Gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve dhe zgjedhjet e 2025. Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS.

17 Shtator 2024, 15:29 Nga N.F
Mblodhi sot kryebashkiakët socialistë, zbardhen porositë e
Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një mbledhje me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive. Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga mbledhja e kësaj të marte e cila u mbajt në Pallatin e Kongreseve në orën 14:00. 

Top Channel ka zbardhur bisedat gjatë mbledhjes ndërsa bën me dije se kryeministri Edi Rama e ka vendosur theksin në zgjedhjen e koordinatorëve dhe zgjedhjet e 2025. Gjithashtu ai i ka kushtuar dhe vëmendje diasporës, ndërsa ka kërkuar që të janë aktivë në mënyrë që të maksimalizohet vota e diasporës në favor të PS. Burime nga mbledhja thonë se Rama ka shprehur synimin e 1 milionë votave në favor të PS në zgjedhjet e përgjithshme.

“Fusha është e hapur dhe e gjithë partia e PS duhet të jetë në sulm. Diaspora hambar votash, PS duhet t’i maksimizojë”, mësohet të ketë thënë ai.

 

edi rama ps mbledhje me kryebashkiaket socialiste

Sondazh

Poll