Politike

Mandati i Xhaçkës/ Debat në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, Bardhi-Spiropalit: Hodhët në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese!

Ai tha se çështja nuk ka të bëjë vetëm me individin dhe mandatin e tij por ka të bëjë me parimet kushtetuese.

17 Shtator 2024, 10:03 Nga r.ll
Mandati i Xhaçkës/ Debat në mbledhjen e Konferencës
foto ilustruese

TIRANË- Ditën e sotme po zhvillohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve. Mbledhja ka nisur me debate mes opozitës dhe mazhorancës. Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së i është drejtuar kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali duke i thënë se kanë hedhur në erë vendimin e Gjykatës Kushtetuese me votimin e bërë në Parlament, seancën e kaluar.

Bardhi është shprehur se nuk ka ndodhur kurrë më parë që Kuvendi, sipas tij, të mos zbatojë një vendim nga Gjykata Kushtetuese. Ai tha se çështja nuk ka të bëjë vetëm me individin dhe mandatin e tij por ka të bëjë me parimet kushtetuese.

“Zonja Kryetare, ju personalisht kishit vendosur te injoronit vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ju jeni kryetarja e dytë që keni vendosur të hidhni në ere Gjykatën Kushtetuese, duke minuar në këtë mënyrë edhe bashkëjetesën me opozitën. Ne i jemi referuar Kushtetutës dhe drejtësisë për çeshtjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Ju na e keni mohuar këtë të drejtë dhe keni grisur vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Venecia është organ këshillimor dhe ju e dini shumë mirë se ai nuk ka efekt detyrimor. Kjo sjellje e juaj rrëzon gjithë propagandën tuaj se gjasme jeni konstruktiv dhe jeni të hapur. Kjo eshte propagande pasi veprimet e juaja po na pamundesojne detyrën. Nuk ka ndodhur kurre qe Kuvendi te mos zbatoj nje vendim te Gjykates Kushtetuese. Gjykata ju kerkoj qe ta miratonit me shpejtesi pasi nuk ka kohe ne dispozicion. Praktika juaj gjasme po pyesim Venecian, synon te shpetoje mandatin me procedure. Ketu nuk ka te beje me individin pasi per ne iken nje Xhaçke dhe vjen nje tjeter, këtu ka te beje me parimet kushtetuese”, tha Bardhi.

 

konferenca e kryetareve gazment bardhi elisa spiropali

Sondazh

Poll