Politike

Mandati i Xhaçkës në Konferencën e Kryetarëve/ Deputetet e PD-së: Çështja po zvarritet! Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga GJK

Jorida Tabaku ka thënë në mbledhje se diskutimi bëhet mbi parimin dhe jo mbi emrin e deputetes Xhaçka.

17 Shtator 2024, 10:34 Nga r.ll
Mandati i Xhaçkës në Konferencën e Kryetarëve/
olta xhacka

TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është zhvilluar një debat për mandatin e Olta Xhaçkës dhe votimin e PS në Kuvend lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje.

Deputetja demokrate Ina Zhupa, referuar kërkesës së kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropalit për opinion Komisionit të Venecias për këtë çështje, u shpreh se një gjë e tillë mund të ndodhte ndërsa është në proces gjykimi, jo kur gjykata është shprehur tashmë

“Po e fusni çështjen e mandatit të Xhaçkës, në një rrugë zvarritje. Nuk mund të ketë opinion mbi vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Opinionet merren para ose gjate shqyrtimit nuk mund te kërkohet opinion pasi Gjykata është shprehur. Ju keni zhbërë Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ajo.

Një tjetër deputete e PD-së, Jorida Tabaku ka thënë në mbledhje se diskutimi bëhet mbi parimin dhe jo mbi emrin e deputetes Xhaçka.

“Nuk po diskutojmë fare nëse ka pasur apo jo konflikt interesi, ne mendojmë që po, juve jo, por lëmë gjykatën të vendosë. Por nëse ne përdorim kartonin për të mbrojtur veten tonë, japim një mesazh të gabuar jashtë kësaj salle”, tha Tabaku.

Referuar kërkesës që Kuvendi i ka drejtuar Komisionit të Venecias, Tabaku u shpreh se në Venecia ne kemi çuar reformën në drejtësi, ka shkuar një anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe janë gjykuar çështje në Venecia.

“Ne duhet të heqim dorë nga mbrojtja politike. Po të isha në veten time s’do kisha dashur hiç mburojë politike, le ta vendosë GJK. Përse nuk e keni çuar më herët në Komision të Venecias? Përse ndodh sot për herë të parë kësaj radhe dhe jo më herët? Nuk duhet cënuar standardi që është vendosur nga Gjykata Kushtetuese. Nuk ndjejmë kënaqësi që flasim për këtë çështje, as të flasim kundër njërit apo tjetrit, por e kemi në parim këtë çështje. Ne duhet të flasim në parim dhe zbatojmë në parim vendimet e Gjykatës Kushtetuese”, tha Tabaku.

mandati i olta xhackes konferenca e kryetareve

Sondazh

Poll