Sport

Pasues i Lerdës tek Partizani, Orges Shehi flet hapur: Nuk ka asgjë konkrete, merkato është e hapur

15 Dhjetor 2019, 21:44 Nga DOSJA
Pasues i Lerdës tek Partizani, Orges Shehi flet hapur: Nuk ka asgjë

TIRANË- Ish-trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi, ka folur sot nëse do jetë apo jo pasues i Franko Lerdës tek Partizani. I ftuar sot në emisionin “Sport News Plus” në News 24, është shprehur se nuk ka ende asgjë zyrtare dhe ai nuk preferonte të fliste.

Në futboll merkatoja e futbollistëve është 2 herë, kurse trajnerët e kanë merkaton e hapur. Unë për etikë dhe për respekt të të gjithëve, do të doja të mos flisja për këtë rast, për deri sa nuk është asgjë konkrete, mendoj që nuk ia vlen të flas”, u shpreh Shehi.

Franko Lerda u shkarkua nga posti i trajnerit te Partizani pas humbjes në Derbi. Ishte presidenti Gaz Demi ai që ndërpreu marrëdhënien me teknikun italian, pasi sipas tij rezultatet e fundit linin për të dëshiruar.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport franko lerda orges shehi shkarkohet franko lerda franko lerda orges shehi shkarkohet franko lerda

Sondazh

Poll

Sport 14 Dhjetor 2019, 18:38

TIRANË– Kanë përfunduar dhe dy ndeshjet e tjera në Kategorinë Superiore.Vllaznia mori një fitore të rëndësishme kundër Skënderbeut, në transfertë me rezult...