Sport

Emery: "Duam të konkurrojmë në Champions League, por dhe në Premier League"

" Nuk e di deri ku mund të shkojmë, por nuk do të refuzoj asnjë gol në këtë kompeticion.”

17 Shtator 2024, 09:30 Nga DOSJA

Emery: "Duam të konkurrojmë në Champions League, por dhe

ZVICER - Aston Villa përgatitet të përballet në Champions League. Anglezët do të dalin në fushë në mbrëmje ndaj Young Boys (21:00) për ditën e parë të kompeticionit europian.

Një turne i ri në formatin e tij me një grup të vetëm dhe tetë ndeshje, që do të përballet çdo skuadër për të fituar një pozicion të favorshëm në kuadër të fazës së eliminimit direkt. Një sfidë e pabesë për anglezët në fushën zvicerane, të cilën trajneri spanjol i anglezëve  Unai Emery e komentoi në konferencën për shtyp:

"Ne mund të përdorim përvojat tona si trajnerë, sepse kemi luajtur në Evropë në tre kompeticione. Por përvojat më të rëndësishme janë ato që patëm këtu vitin e kaluar."

Më pas trajneri u fokusua në kompeticionin dhe objektivat e skuadrës së tij: "Unë dua të jem konkurrues. Dua të përballem me çdo ekip, duke qenë konkurrues sikurse jemi në Premier League. Më të mirat në botë janë në Champions League dhe Premier League. Nuk e di deri ku mund të shkojmë, por nuk do të refuzoj asnjë gol në këtë kompeticion.”

Së fundi, një analizë e ndeshjes kundër verdhezinjve zviceranë: “Kam luajtur kundër ekipeve të tjera këtu në Zvicër dhe është gjithmonë shumë e vështirë. Ata janë një ekip i mirë, kanë shumë ritëm me sulmuesit dhe anësorët, shumë të mirë në tranzicion, shumë të mirë fizikisht”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll