Aktualitet

Video/ Me bluzë festive, Flamur Golemi ndez pemën e krishtlindjes në mes të Gjirokastrës, shpërndan dhurata për fëmijët

16 Dhjetor 2019, 19:13 Nga DOSJA
Video/ Me bluzë festive, Flamur Golemi ndez pemën e krishtlindjes

GJIROKASTËR– Flamur Golemi, kryebashkiaku i Gjirokastrës ka ndezur mbrëmjen e sotme pemën e Krishtlindjes në këtë qytet.

Në videot e siguruara nga Dosja.al, Golemi shihet i veshur me bluzë me motive festive, gjë e përdorur më parë edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Mes ritmeve të muzikës festive dhe i shoqëruar nga një person i maskuar si Babagjysh, Golemi ka marrë fëmijë në krahë, për të cilët ka ndarë edhe dhurata të ndryshme.

Duke thirrur emrat e fëmijëve një nga një, vogëlushët e Gjirokastrës kanë marrë pako simbolike nga kryebashkiaku, nën dritat festive.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet flamur golemi gjirokaster flamur golemi gjirokaster

Sondazh

Poll