Aktualitet

VIDEO/ Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë? Policia: Një grua është shpallur në kërkim, dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor

Pas këqyrjes së kamerave të marketit është parë se gruaja ka marrë në krahë vajzën 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

15 Shtator 2024, 21:44 Nga r.ll

VIDEO/ Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market

TIRANË- Një ngjarje e paprecedentë raportohet se ka ndodhur ditën e djeshme në një nga marketet e kryeqytetit.  Sipas informacioneve, një grua ende e paidentifikuar dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një 2-vjeçare.

Lidhur me ngjarjen e cila u raportua nga mediat fillimisht ka reaguar edhe policia e Tiranës. Në njoftimin e tyre bëhet me dije se gruaja është shpallur në kërkim nga policia, pasi babai i të miturës ka bërë kallëzim. 

Pas këqyrjes së kamerave të marketit është parë se gruaja ka marrë në krahë vajzën 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish. Punonjësit e marketit kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Tiranë

Në lidhje me një video të publikuar në një portal në të cilën shfaqet një shtetase në ambientet e një marketi, e cila merr në krahë një fëmijë të mitur, del nga marketi dhe më pas kthehet sërish, ju informojmë se:

Më datë 14.09.2024, është paraqitur në Polici shtetasi E. D., 34 vjeç, i cili ka kallëzuar se në Rrugën e Barrikadave, në një market, një shtetase ende e paidentifikuar, ka marrë në krahë vajzën e tij të mitur 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish.

Shërbimet e Policisë menjëherë kanë shkruar në vendngjarje ku kanë administruar pamjet filmike si dhe kanë pyetur punonjësit e marketit të cilët kanë pohuar se shtetasja në fjalë, gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor.

Vijon puna për identifikimin e saj dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

rrembim ne tirane policia e tiranes

Sondazh

Poll