Aktualitet

Mallakastër/ Nuk raportuan parcelat e mbjellura me kanabis në zonë, e pësojnë specialistët e pyjeve dhe kryepleqtë e fshatrave Lofkënd dhe Çyçen

Gjatë operacionit “Territori i Pastër” u zbuluan në zonën e Mallakastrës disa parcela me kanabis.

15 Shtator 2024, 15:45 Nga S.B
Mallakastër/ Nuk raportuan parcelat e mbjellura me kanabis në
foto ilustruese

MALLAKASTËR- Dy specialistë pyjesh dhe dy kryepleqtë e fshatrave Lofkënd dhe Çyçen të Mallakastrës janë vënë në hetim pasi akuzohen për shpërdorim detyre, pasi lejuan kultivimin e parcelave me kanabis në pyjet e zonës. Gjatë operacionit “Territori i Pastër” u zbuluan në zonën e Mallakastrës disa parcela me kanabis.

Sipas policisë personat nën hetim “nuk kanë dhënë informacion në lidhje me koordinatat e mbjella me bimën narkotike”. Nën hetim janë vënë:

-B. H., 63 vjeç, me detyrë specialist pyjesh;

-P. I., 61 vjeç, me detyrë specialist pyjesh;

-H. S., 73 vjeç, kryeplaku i fshatit Lofkënd, Mallakastër;

-G. S., 59 vjeç, kryeplaku i fshatit Çyçen, Mallakastër.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari.  

mallakaster kanabis

Sondazh

Poll