Aktualitet

Tentoi t'i shpëtonte policisë gjatë arrestimit, publikohet fotoja e autorit të plagosjes në Malësinë e Madhe

Sipas raportimeve, arrestimi i tij u bë në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësinë e Madhe.

15 Shtator 2024, 15:21 Nga r.ll
Tentoi t'i shpëtonte policisë gjatë arrestimit, publikohet
autori dhe vendngjarja

MALËSI E MADHE- Është publikuar fotoja e autorit të shtënave me armë të regjistruar ditën e sotme në Malësinë e Madhe, ku mbetën të plagosur dy persona.

Tentoi t'i shpëtonte policisë gjatë arrestimit, publikohet
lul rakaj

Sipas raportimeve, arrestimi i tij u bë në afërsi të ballkonit panoramik të Tamarës, një pikë turistike e njohur në Malësinë e Madhe. Gjatë arrestimit, Rakaj tentoi të çante rrethimin e parë të policisë, por u ndalua nga forcat speciale RENEA. Pavarësisht përpjekjes për rezistencë, ai u kap dhe u vu në pranga.

Në momentin e arrestimit, Rakaj ndodhej në automjetin e tij së bashku me gruan, ndërsa sipas informacioneve, arma e krimit ende nuk është gjetur.  Dy të plagosurit, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Policia po vazhdon hetimet për të gjetur armën e përdorur dhe për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

lul rakaj plagosje ne malesine e madhe

Sondazh

Poll