Aktualitet

Plagosja në Malësinë e Madhe/ Vijojnë kontrollet për gjetjen e armës, dalin pamjet nga arrestimi i autorit (VIDEO)

Bëhet me dije se arrestimi i tij, u bë pas gati tre orësh ndjekje dhe kontrolle, nga Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës.

15 Shtator 2024, 15:37 Nga r.ll
Plagosja në Malësinë e Madhe/ Vijojnë kontrollet për
arrestimi

MALËSI E MADHE- Policia ka reaguar zyrtarisht lidhur me arrestimin e autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë në Malësinë e Madhe, Lul Rakajn. Bëhet me dije se arrestimi i tij, u bë pas gati tre orësh ndjekje dhe kontrolle, nga Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës.

Më tej thuhet se Rakaj, nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga. Ndërkohë vijojnë ende kërkimet për armën me të cilën janë plagosur, Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj, të cilët janë ende nën kujdesin intensiv të mjekëve. Më poashtë janë edhe pamjet nga arrestimi i tij.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të dy shtetasve në fshatin Vrakë të Malësisë së Madhe.

Pas ngjarjes së ndodhur paraditen e sotme në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, ku  shtetasi L. R.,  tentoi të vriste me armë zjarri shtetasit  B. C., dhe A. H,  të cilët mbetën të plagosur, dhe më pas shtetasi L.R,  u largua nga vendi i ngjarjes duke marrë me vete dhe armën e zjarrit, shërbimet e Policisë menjëherë u vunë në ndjekje të tij.

Nisur nga fakti që autori ishte i armatosur, në ndihmë të  Drejtorisë Vendore të  Policisë Shkodër dhe të Komisariatit të Malësisë së Madhe, shkuan Forcat Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe  dy grupe të Forcave Speciale Renea, për të bërë të mundur neutralizimin dhe  kapjen e autorit.

Ndërkohë Shërbimet e Policisë Kufitare morën masa për bllokimin e kufirit  me qëllim mos lejimin e largimit drejt Malit të Zi, të autorit të dyshuar.

Pas afro  tre orë ndjekjeje dhe kontrollesh, Forcat Speciale Renea, në zonën e ballkonit të Tamarës, lokalizuan dhe rrethuan autorin e dyshuar duke i bërë thirrje që ai të dorëzohej.

Shtetasi L.R,  nuk i’u përgjigj thirrjes për dorëzim, por tentoi disa herë që të dilte nga rrethimi duke përfituar edhe nga koha e keqe me rreshje shiu dhe nga zona e pyllëzuar, por nuk ka mundur dot të largohet dhe pas disa minutash në rrethim është kapur e vënë në pranga.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e  zonës për të gjetur armën e zjarrit, të cilën shtetasi L.R, dyshohet se e ka fshehur kur ka parë  Forcat Speciale Renea që e kishin rrethuar.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

lul rakaj plagosje ne malesine e madhe

Sondazh

Poll