Insights

Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë

7 Mars 2019, 10:29 Nga DOSJA
Iku Fusha që e bëri fushë prokurorinë

#Na paska dhënë dorëheqjen Petrit Fusha, ish-shefi i Prokurorisë së akuzës në Tiranë ose thënë ndryshe ish-besniku i Adriatik Llallës!

Iku duke dhënë dorëheqje, që mos të telendiset më shumë në media dhe opinionin publik për shkak të problemeve me tre kriteret e vlerësimit për të cilat do të përgjigjej para KPK ose “Vetting-save”!

Atë të aftësisë profesionale, deklarimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës ose thënë ndryshe për lidhje me krimin apo kriminelët!

#Në aspektin profesional: është proceduar dhe “internuar” nga ish-P.Përgjithshëm Th.Sollaku për afera korruptive por me ardhjen e A.Llallës në krye të akuzës u rehabilitua duke u emëruar drejtues i Prokurorisë në Tiranë me të vetmin kriter se ishte shok i Llallës!

Gjatë drejtimit të kësaj prokurorie për disa vite e shkatërroi atë institucion, që mes tjerash për herë të parë në histori një familje u ngujua para prokurorisë në shenjë proteste për më shumë se 1 muaj ngaqë vendimmarrja e tij ishte e “drejtë”!

Është ai drejtues që urdhëroi pushimin e shumë çështjeve më ndjeshmëri publike që nga hetimet e koncesioneve, korrupsionit, shpërdorimit të detyrës e deri të krimi më i rëndë i ndodhur në landfillin e Sharrës, ku viktimën e deklaroi “fajtor” për vdekjen e tij!

Është prokurori që ndoqi rrugën e “shefit” të tij Llalla duke favorizuar zyrtarët e pushtetit edhe për krime më të rënda! E do mbahet mend vetëm si prokurori që arrestoi berberët për mos pajisje me kasa fiskale!

#Në aspektin pasuror: iku se nuk do të justifikonte pasurinë e ngritur ndër vite që kap shifrën e 1 milion eurove dhe mënyrën e përfitimit të shumë pronave në emër të “trashëgimisë” apo thënë ndryshe “gjasme pronar tokash” e përfitime nga qerat e ndryshme!

#Në aspektin e pastërtisë së figurës: Është në mesin e shumë prokurorëve që i është refuzuar viza nga USA dhe nuk e di si do të justifikonte dënimin e vëllait për trafik të drogave të forta në Spanjë dhe ekspozimit të tij në këtë çështje duke qenë edhe shef i akuzës në Tiranë!

#Por edhe pse dha dorëheqje mendoj se ai duhet t’i nënshtrohet një hetimi pasuror dhe për vendimarrjet e dyshimta dhe favorizuese ndaj zyrtarëve në pushtet, në veçanti atyre të Bashkisë së Tiranës!! #Prokurorë_të_tillë_duhet_të_kishin_ik_me_kohë#

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog ceshtja e ardit gjoklajt dorehiqet petrit fusha flamur vezaj petrit fusha ceshtja e ardit gjoklajt dorehiqet petrit fusha flamur vezaj petrit fusha

Sondazh

Poll

Insights 7 Mars 2019, 08:17

Një urim për ty

Një urim për ty!Teksa kalendari shënon datën 7 mars 2019 , nostalgjia e kujtimet të kaplojnë dhe në këto çaste ato që të ndihmojnë më shumë janë fotograf...

Insights 5 Mars 2019, 21:07

Për legjitimitetin e Parlamentit aktual

TIRANË- Zhvillimet e të martës së kësaj jave, brenda në Parlament dhe rrotull tij, shtruan edhe njëherë pyetjen rreth legjitimitetit të pushtetit legjislat...

Insights 4 Mars 2019, 15:15

Pirgu i panevojshëm i mllefit me Saimirin

Një valë ofendimesh, ironish dhe përbuzje e pajusitifikueshme ka shpërthyer në rrjetet sociale,  që pas shqetësimit naïv të tenorit Saimir Pirgu, se protestat p...

Insights 4 Mars 2019, 10:12

Identiteti nën kurthin e shijeve

Pop-hedonizmi” që ka mbërthyer shoqëritë e sotme postmoderne, përmes formulës “menjëherë, tani”, ka vënë në pikëpyetje të madhe marrëdhënien e gjithkujt prej ne...