Politike

PS kundër dërgimit në GJK të mandatit të Xhaçkës, delegacioni i BE: Nuk është hap në drejtimin e duhur

Ata shprehen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

13 Shtator 2024, 12:48 Nga r.ll
PS kundër dërgimit në GJK të mandatit të
olta xhacka

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar lidhur me votimin e socialistëve dje në Kuvend kundër dërgimit të çështjes së mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatë Kushtetuese.

Në reagimin tyre, thuhet se edhe më herët BE ka shprehur shqetësimin e tyre për Sundimin e Ligjit në Shqipëri, kjo sepse disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti. BE shprehet se ajo çfarë ndodhi dje në Kuvend, nuk ishte një hap në drejtimin e duhur.

Ata shprehen se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

Delegacioni i BE-së: Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë (janar 2023). Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

Edhe pse Gjykata Kushtetuese në vendimin e saj, ka deklaruar qartë se vlefshmëria e mandatit të Xhaçkës duhet të vendoset nga GJK-ja, në seancën e djeshme, pro kërkesës së Kushtetueses, kanë votuar vetëm 25 deputetë të Opozitës. Ndërkohë që 9 deputetë socialistë kanë votuar kundër dhe 65 të tjerë kanë abstenuar. 39 deputetë të pranishëm në sallë kanë zgjedhur që të heshtin, duke mos marrë pjesë fare në votim. Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se nga dita e sotme do t’i drejtohet Komisionit të Venecias. 

Gjykata Kushtetuese ishte e qartë në qëndrimin e saj se çështja duhet të shqyrtohet prej saj, por mazhornaca ka vendosur t’i qëndrojë deri në fund mbrojtjes së deputetes socialiste. Në dy votime të mëparshme PS nuk ka pranuar të dërgojë çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Olta Xhaçka akuzohet se ka shkelur Kushtetutën pasi ka votuar në kohën që ishte ministre për t’i dhënë pasuri publike bashkëshortit të saj Artan Gaçi i cili ka marrë statusin “investitor strategjik”.

mandati i olta xhackes delegacioni i be ne tirane

Sondazh

Poll