Art&Argëtim

Artistja shqiptare shkruan këngë për 26 nëntorin, fitimet do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti (FOTO)

16 Dhjetor 2019, 13:19 Nga DOSJA

TIRANË- Enisa Nikaj një nga këngëtaret shqiptare e cila jeton dhe kryen aktivitetin e saj jashtë shqipërisë, ka arritur që me muzikën e saj të ketë shumë suksese.

Ajo është lindur në Brooklyn nga dy prindër shqiptarë, dhe ka pasur ëndërr të bëhet një këngëtare e suksesshme.

Enisa kurrë nuk ka ndjekur një shkollë muzike, fillimet e saj kanë qenë disa “cover” të këngëve të njohura dhe më pas i publikonte ato në kanalin e saj në Youtoube.

Tashmë Enisa është një këngëtare shumë e suksesshme.

Një javë më parë, këngëtarja ka nënshkruar një kontratë  me Atlantic Records., ndërsa ditën e djeshme ajo ka publikuar projektin e parë në këtë shtëpi diskografike.

Kënga i dedikohet të prekurve dhe viktimave të tërmetit të 26 nëntorit , me titullin: “Something Beautiful”, (Na jena një ??) shkruhet përkrah titullit në Youtoube.

“E shkrova këtë këngë me Dimitri Ehrlich për vendin tim të bukur, Shqipërinë, për viktimat e tërmetit që ata ta mbajnë kokën lart. 100% e fitimeve të kësaj kënge do të shkojnë për viktimat e tërmetit, kështu që ju lutem blijeni në iTunes, do ta vlerësoja shumë (kushton vetëm një dollar),”- shkruan këngëtarja e re.

Tërmeti i 26 nëntorit rezultoi tragjik, pasi humbën jetën 51 persona, mbi 900 të tjerë u lënduan dhe 47 u nxorën gjallë nga rrënojat. Ky tërmet shkaktoi edhe shumë dëme materiale, mijëra banesa janë dëmtuar dhe për këtë Rama ka ngritur Komitetin e Rindërtimit. Në total personat e prekur nga tërmeti janë rreth 13 mijë.

M.P/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz enisa nikaj këngë për 26 nëntorin këngëtarja enisa nikaj këngë për 26 nëntorin këngëtarja

Sondazh

Poll