Art&Argëtim

Era Rusi thumbon kolegët që janë pjesë e Festivalit të RTSH-së: Disa mendojnë se dinë të këndojnë

16 Dhjetor 2019, 13:11 Nga DOSJA
Era Rusi thumbon kolegët që janë pjesë e Festivalit të

Tiranë- Këngëtarja shqiptare Era Rusi ka folur së fundmi hapur për kolegët e saj dhe festivalet që zhvillohen në Shqipëri. Në emisionin “Thumb On” në RTV Ora News, ajo thumboi kolegët që do marrin pjesë në Festivalin e  RTSH-së pasi u shpreh se disa mendojnë se dinë të këndojnë.

“Di të them se festivali sivjet ka risi. Ka disa këngëtarë që publiku mendon se nuk dinë të këndojnë dhe në fakt do na çudisin dhe ka këngëtarë që mendojmë se dinë të këndojnë edhe… mendojmë gabim.“, u shpreh Era Rusi.

 “Festivali i 58-të i RTSH-së” do të jetë edhe këtë vit ku do të marrin pjesë emrat më të muzikës shqiptare.  Fituesi i festivalit të këtij viti do të na përfaqësojë ‘Eurovision’. Ky festival do të jetë i organizuar nga  Alketa Vejsiu dhe Vera Grabocka. Ndër emrat që mendohet se do të ndezin skenën, janë Elvana Gjata dhe Robert Berisha. Pak javë më parë çifti i artistëve shqiptarë kompozitorja Diana Ziu dhe aktori Vangjel Toçe akuzuan regjisoren Vera Grabocka dhe muzikantin Zhani Çiko se e kanë përcaktuar se kush do ta fitojë festivalin, Elvana Gjata.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz era rusi festivali i rtsh-së era rusi festivali i rtsh-së

Sondazh

Poll