Aktualitet

U lirua nga burgu por iu rikthye aktivitetit kriminal, arrestohet shqiptari në Itali, shton në shkeljet e tij edhe dy vepra të tjera penale

Mësohet se ai përveç se kishte thyer urdhrin e detyrimit për t’u paraqitur për një tjetër vepër penale, kishte kryer edhe krime të reja gjatë muajve Korrik dhe Gusht, si kërcënimi dhe dëmtimeve me dashje.

13 Shtator 2024, 10:22 Nga N.F
U lirua nga burgu por iu rikthye aktivitetit kriminal, arrestohet shqiptari
Foto ilustruese

ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane pak kohë pasi ishte liruar. Karabinierët e Fidenza në Parma njoftuan se lokalizuan dhe ndaluan në Fontanellatondaj të cilit kishte urdhër arresti për krime të rënda nga Gjykata e Riminit.

Mësohet se ai përveç se kishte thyer urdhrin e detyrimit për t’u paraqitur për një tjetër vepër penale, kishte kryer edhe krime të reja gjatë muajve Korrik dhe Gusht, si kërcënimi dhe dëmtimeve me dashje.

Pas arrestimit të të riut me inicialet A.G., u mësua se aqi kishte qenë i ndaluar edhe në fund të muajit Qershor të këtij viti për drogë. Gjykata e kishte zbutur masën në detyrim paraqitjeje, por i dyshuari sapo doli nga qelia e paraburgimit duket se iu rikthye aktivitetit kriminal.

Ai gjithashtu nuk kishte shkuar të firmoste në Prokurori apo Komisariat paraqitjen e tij sipas vendimit por kishte humbur gjurmët. Provat e reja ndaj tij gjatë kësaj kohe janë vepra të tjera penale si dëmtimi dhe kërcënimi, pasi kishte edhe denoncim. Pas riarrestimit Gjykata ka rikthyer masën e “arrestit me burg”, teksa e kishte shpallur në kërkim.

itali arrestim

Sondazh

Poll