Aktualitet

Mos e ndani çadrën nga çanta, zbuloni si pritet të jetë moti sot

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore do të kenë permirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike.

13 Shtator 2024, 07:17 Nga r.ll
Mos e ndani çadrën nga çanta, zbuloni si pritet të
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe shira që në orët e para të mëngjesit, si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në të gjithë vendin. Reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe lokalisht intensivë në veri – veriperëndim duke sjellë vërshime të përkohëshme si edhe perbytjet lokale.

Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe rrebeshe shiu në zonat zonat veriore dhe qendrore ndërsa zonat jugore do të kenë permirësim të ndjeshëm të kushteve atmosferike. Ky destabilitet i atmosferës mbetet edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C vlera më e ulët deri në 27°C vlera më e lartë në territor. Era do të fryjë e fortë si në toke dhe në det me shpejtësi mbi 70 km/h nga drejtimi jugor dhe jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 6 ballë.

 

moti 13 shtator 2024

Sondazh

Poll