Aktualitet

EMRAT/ Aksidenti në Korçë, makina përplasi për vdekje këmbësorin, kush janë të përfshirët

Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit që përplasi të moshuarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç.

12 Shtator 2024, 20:24 Nga E. D
EMRAT/ Aksidenti në Korçë, makina përplasi për vdekje
foo ilustruese

KORÇË- Bujar Rika është 60-vjeçari i cili humbi jetën në aksidentitn e mbrëmjes së sotme në Korçë. Policia bën të ditur se drejtuesi i mjetit që përplasi të moshuarin është identifikuar si shtetasi Sokol Çita, 35-vjeç.

Gjithashtu 35-vjeçari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për shkakun e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 19:30, në aksin dytësor “Ravonik-Qatrom”, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin S. Ç., 37 vjeç, ka përplasur këmbësorin, shtetasin B. R., 60 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale. Ndërkaq, grupi hetimor është në vendngjarje, ku vijon punën për të përcaktuar shkakun e aksidentit.

sokol Çita bujar rika

Sondazh

Poll