Aktualitet

Hidhen me dron telefona dhe drogë brenda burgut të Peqinit, çfarë po ndodh në institucionin e sigurisë së lartë

Droni ka hedhur katër pako me telefonë, 8 karikues dhe doza me drogë dhe janë zbuluar nga kullat më të larta të vrojtimit që kanë dhënë alarmin.

13 Shtator 2024, 00:22 Nga I.A

Hidhen me dron telefona dhe drogë brenda burgut të Peqinit,


PEQIN
-  Katër grupe të forcave speciale kanë mbërritur brenda ambienteve të sigurisë së lartë të burgut të Peqinit.

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se një dron në fluturim është konstatuar brenda burgut.

Droni ka hedhur katër pako me telefonë, 8 karikues dhe doza me drogë dhe janë zbuluar nga kullat më të larta të vrojtimit që kanë dhënë alarmin.

Aktualisht po kontrollohet ambienti. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka urdhëruat gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli.

Ky është droni i dytë brenda pak ditësht pas atij të burgut të sigurisë së lartë në Burrel.

Sondazh

Poll