Aktualitet

U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 1 mln paund, tre shqiptarë përballen me gjykatën në Skoci (EMRAT)

Mësohet se në pranga kan rënë Ruzhdi Bulku, 37 vjeç, Mario Hasmuca, 28 vjeç dhe Adelajd Osmanaj, 26 vjeç. 

12 Shtator 2024, 20:07 Nga E. D
U kapën në fermën e kanabisit me vlerë 1 mln paund, tre
foto ilustruese

SKOCI- Tre shqiptare jane arrestuar në Skoci, pasi u kapën në një ferme kanabisi me vlerë 1 milion paund gjatë një bastisjeje. Mësohet se në pranga kan rënë Ruzhdi Bulku, 37 vjeç, Mario Hasmuca, 28 vjeç dhe Adelajd Osmanaj, 26 vjeç. Siç raportohet treshja u largua nga ambientet e McGoëan House kur oficerët e policisë vendosën kamerat e jashtme të lëvizjes. Policia gjeti gjithsej 138.84 kilogramë kanabis si dhe 850 bimë të tjera më të vogla në disa dhoma.

Gjithashtu edhe katër shqiptarë të tjerë u deklaruan fajtorë për përfshirje në kultivimin e 695,000 £ dhe do të dënohen më vonë këtë muaj. Bulku, Hasmuka dhe Osmanaj ndërkohë pranuan sot në Gjykatën e Lartë në Glasgoë se prodhonin kanabis. Policia po hetonte për një çështje që nuk kishte lidhje me kanabisin, por vendosi kamerat lëvizëse në muret e jashtme, pasi pati denoncime lidhur me erën e fortë të bimëve.

Oficerët hynë në ambientet e ndërtesës dhe gjetën një kultivim kanabisi në shkallë të gjerë si dhe rroba dhe dyshekë brenda. Një kërkim në shkallë të gjerë u zhvillua me ndihmën e njësisë së mbështetjes ajrore të policisë. Osmanaj u gjurmua dhe u gjet i fshehur në një shkurre pranë ndërtesës, ndërsa një iPhone i zi ishte dëmtuar dhe nuk mund të analizoheshin të dhënat.

Bulku iu afrua dy oficerëve duke ngritur duart lart dhe u arrestua. Hasmuca gjithashtu u gjurmua dhe u kap jashtë ndërtesës. Një total prej 510,000 £ kanabis nga 850 bimë të vogla u gjetën në një zonë kultivimi në katin e parë. Në disa dhoma të tjera u gjetën 45 thasë të mëdhenj me kanabis që peshonin 130,82 kilogramë në total 497,116 £. Gjithashtu u gjetën 5 çanta të tjera të mëdha me peshë 8.02 kilogramë, me vlerë 30,476 £.

ruzhdi bulku mario hasmuca adelajd osmanaj

Sondazh

Poll