Sport

Armando Broja zbarkon tek Evertoni, zbulohet numri që do të mbajë në fanellë!

Sulmuesi shqiptar është stërvitur intensivisht gjatë kësaj periudhe dhe po bëhet gati për të zbritur në fushë.

12 Shtator 2024, 18:56 Nga DOSJA
Armando Broja zbarkon tek Evertoni, zbulohet numri që do të mbajë

ANGLI - Armando Broja ndryshoi skuadër vetëm në orët e fundit të merkatos së verës, duke u larguar nga Chelsea për të kaluar tek Everton. Gjithçka ndodhi shumë shpejt dhe madje prezantimi u bë disa ditë pas zyrtarizimit. Sulmuesi shqiptar është stërvitur intensivisht gjatë kësaj periudhe dhe po bëhet gati për të zbritur në fushë.

Klubi i Everton ka zbuluar së fundmi edhe numrin që do të mbajë Broja. Futbollisti 22-vjeçar, do të zbresë në fushë me numrin 22. Kujtojmë se Broja ishte fillimisht pjesë e listës së Silvinjos për ndeshet e Ligës së Kombeve, por për shkak të dëmtimit nuk u bashkua në grumbullim dhe në vendin e tij u mor Uzuni. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll