Sport

Mario Mitaj prezantohet zyrtarisht si futbollist i Al Ittihad!

Pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Mitaj ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, për të nisur aventurën e re tek Al Ittihad.

12 Shtator 2024, 18:53 Nga DOSJA
Mario Mitaj prezantohet zyrtarisht si futbollist i Al Ittihad!

ARABI SAUDITE - Mario Mitaj ndryshoi skuadër, duke u larguar nga rusët e Lokomotiva Moskë, për të kaluar në Arabinë Saudite, te skuadra e Al Ittihad.

Transferimi u kompletua gjatë kohës, që mbrojtësi i majtë ishte i grumbulluar me Kombëtaren shqiptare. Megjithatë, pas ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Mitaj ka udhëtuar drejt Arabisë Saudite, për të nisur aventurën e re tek Al Ittihad.

Sapo mbërriti në zyrat e klubit, Mitaj u prit me buqetë lulesh dhe me shallin e skuadrës së re. Shqiptari kaloi tek Al Ittihad, në formën e huazimt për një sezon, me të drejtë blerje. Mitaj do të përfitojë një pagë prej 3 milionë eurosh në sezon. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll