Aktualitet

U dhunua me bastun nga nusja dy ditë më parë në Shkodër, djali i 82-vjeçares e fshehu ngjarjen, kritikoi nënën pse ka bërë fjalë me gruan e tij

Djali i 82-vjeçares, Ylli Buci mësohet se pasi ka dalë nga puna nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time.

12 Shtator 2024, 11:03 Nga N.F
U dhunua me bastun nga nusja dy ditë më parë në
Nazmie Buci

SHKODËR- 82-vjeçarja, Nazmie Buci u dhunua fizikisht nga nusja e saj Elmira Buci. 43-vjeçarja u arrestua ditën e sotme pas kallëzimit të vjehrrës së saj. Nusja sipas dëshmisë e ka goditur vjehrrën me bastunin me të cilin lëviz 82-vjeçarja. 

Djali i 82-vjeçares, Ylli Buci mësohet se pasi ka dalë nga puna nuk e dërgoi në spital nënën e tij dhe as nuk lajmëroi policinë për të dënoncuar rastin por kritikoi të emën duke i thënë se pse ke bërë fjalë me nusen time. Ngjarja ndodhi para dy ditësh më 10 shtator ndërsa të nesërmen pasi e moshuara ka dalë jashtë, janë komshinjtë që pasi e kanë parë se në çfarë gjendje është kanë telefonuar policinë dhe ambulancën. Nazmie Buci nuk mundi të lajmërojë askend sepse nusja e saj i kishte thyer celularin.

Nazmie Buci mori mjekim në spital dy ditë pasi u dhunua dhe tashmë është jashtë rrezikut për jetën jetonte prej afro 5 vitesh nga momenti kur djali i saj u martua me Elmira Bucin, e arrestuar nga policia e Shkodrës. Efektivët vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të këtij rasti të dhunës në familje.

nazmie buci dhunim i te moshuares ne shkoder

Sondazh

Poll