Aktualitet

Dhunoi vjehrrën, arrestohet 43-vjeçarja në Shkodër

Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo ka dhunuar vjehrrën e saj 82-vjeçare.

12 Shtator 2024, 09:59 Nga N.F
Dhunoi vjehrrën, arrestohet 43-vjeçarja në Shkodër
Policia

SHKODËR- Një 43-vjeçare është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër. Arrestimi i saj ka ardhur pasi ajo ka dhunuar vjehrrën e saj 82-vjeçare.

Policia bën me dijse se rasti është publikuar në media ndërsa 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër/ Komisariati i Policisë Shkodër ndaloi shtetasen E. B., 43 vjeçe, banuese në Shkodër, pasi ka kallëzuar vjehrra e saj 82-vjeçe, se 43-vjeçarja ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. 82-vjeçarja po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër. (Ky rast është publikuar në media).

shkoder arrestim dhunim per vdekje

Sondazh

Poll