Art&Argëtim

Orlando Bloom kapet "mat" me sytë nga Kim, fotoja bëhet virale në rrjet

Pasi fotoja u bë kudo virale, Katy Perry nuk ngurroi ta komentonte.

11 Shtator 2024, 12:05 Nga S.B
Orlando Bloom kapet "mat" me sytë nga Kim, fotoja bëhet
Kim, Katy dhe Orlando

SHBA- Aktori Orlando Bloom shkoi me të fejuarën e tij Katy Perry në darkën e Fondacionit Kering Caring for Women në Nju Jork. Një foto nga takimi i çiftit me Kim Kardashian u bë virale në rrjet.

Një nga fotografët në event e ka “kapur” Bloom në flagrancë duke parë të pasmet e Kardashian, ndërsa njëkohësisht kapte nga beli të fejuarën. Pasi fotoja u bë kudo virale, Katy Perry nuk ngurroi ta komentonte.

Orlando Bloom kapet "mat" me sytë nga Kim, fotoja bëhet

Katy u përgjigj duke thënë: Si mund të mos e shohësh, jam dakord. Siç duket edhe nga reagimi i këngëtares, ajo ishte e pashqetësuar për veprimin e të fejuarit.

“Cili është problemi këtu?” përfundoi Katy.

katy perry orlando bloom

Sondazh

Poll