Aktualitet

Aksidentoi për vdekje të riun në aksin Elbasan-Librazhd, vihet në pranga 55-vjeçari

Aksidenti ka ndodhur gjashtë ditë më parë, ku automjeti që i arrestuari drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.

12 Shtator 2024, 09:57 Nga r.ll
Aksidentoi për vdekje të riun në aksin Elbasan-Librazhd, vihet
foto ilustruese

ELBASAN- Një 55-vjeçar i cili ka aksidentuar për vdekje një person në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, është ndaluar nga policia.

Aksidenti ka ndodhur gjashtë ditë më parë, ku automjeti që i arrestuari drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.

NJOFTIMI I POLICISË: 

DVP Elbasan

Aksidentoi me pasojë vdekjen, drejtuesin e një motomjeti, më datë 06.09.2024, dhe u largua nga vendi i aksidentit, ndalohet drejtuesi i automjetit.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në vijim të punës hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të ndodhur më datë 06.09.2024, rreth orës 22:50, në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi H. S., 24 vjeç, që lëvizte me motomjet, ndaluan me iniciativë shtetasin N. B., 55 vjeç, banues në Elbasan.

Shtetasi N. B. ishte shpallur në kërkim, sepse u largua nga vendi ku mbrëmjen e datës 06.09.2024, automjeti që ai drejtonte u përplas me një automjet dhe me një motomjet që drejtohej nga 24-vjeçari, i cili për shkak të dëmtimeve humbi jetën.

elbasan

Sondazh

Poll