Aktualitet

Një muaj pasi arriti në Itali u vendos në pranga, 29-vjeçari shqiptar kapet me drogë në Ankona, shpërndante drogën me makinë të marrë me qira

Për të kryer aktivitetin e tij 29-vjeçari kishte marrë dhe një makinë me qira, me qëllim që të dërgonte mallin tek përdoruesit. Ai u arrestua rreth orës 23:00, teksa karabinierët vunë re lëvizjet e çuditshme dhe nervozizmin e të riut.

12 Shtator 2024, 08:23 Nga N.F
Një muaj pasi arriti në Itali u vendos në pranga,
Foto ilustruese

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga autoritetet italiane mbrëmjen e 11 Shtatorit. I iu shqiptar kishte një muaj që kishte shkuar në Itali dhe pas mbërrijtes në vendin fqinj nisi punë duke shitur drogë. Ai u arrestua nga karabinierët e Tolentino-s në Ankona.

Për të kryer aktivitetin e tij 29-vjeçari kishte marrë dhe një makinë me qira, me qëllim që të dërgonte mallin tek përdoruesit. Ai u arrestua rreth orës 23:00, teksa karabinierët vunë re lëvizjet e çuditshme dhe nervozizmin e të riut.

Teksa iu afruan, pikasën se ai shtyu poshtë sediles me këmbë dy qese ambalazhi me celofan. Në to kishte mbishkrime 100 dhe 53. Nga kontrolli u gjetën katër pako me nga 25 doza kokainë secila.

itali shqiptar arrestim droge

Sondazh

Poll