Art&Argëtim

Rikthehet fuqishëm Celine Dion, Daily Mail: Këngëtarja do të shfaqet në Eurovision 2025

Këngëtarja ishte larg muzikës për një kohë të gjatë, për shkak të problemeve shëndetësore.

11 Shtator 2024, 11:30 Nga S.B
Rikthehet fuqishëm Celine Dion, Daily Mail: Këngëtarja do të
Celine Dion

ZVICËR- Këngëtarja Celine Dion nuk ka ndërmend të “zhduket” nga qendra e vëmendjes, pasi pas Lojërave Olimpike përflitet se do të shfaqet edhe në Eurovision 2025. Sipas një artikulli të Daily Mail, Dion thuhet se do të rikthehet në konkursin e këngës në Zvicër, vendi që ajo përfaqësoi në vitit 1988 me ‘Ne Partez Pas San Moi’.

Pas performancës së saj në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit në korrik, spekulimet kanë qenë të shumta për një paraqitje, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar, as nga organizata, as nga përfaqësuesit e Celine Dion. Këngëtarja ishte larg muzikës për një kohë të gjatë, për shkak të problemeve shëndetësore.

Pjesëmarrja e Dion në konkursin e këngës në vitin 1988 ishte një moment kyç në karrierën e saj. Ajo përfaqësoi Zvicrën me këngën “Mos u largo pa mua”, një baladë e fuqishme ku performanca e saj mahniti publikun dhe gjyqtarët.

Dion fitoi, duke siguruar 137 pikë. Kjo fitore jo vetëm që i dha Zvicrës fitoren e dytë të Eurovizionit në histori, por gjithashtu nisi karrierën ndërkombëtare të Dion, veçanërisht në Evropë.

celine dion eurovision

Sondazh

Poll