Politike

"Vijojmë bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale", VanHorn dhe drejtuesja e USAID/Shqipëri takim me ministren Koçiu

Ambasada e amerikane në Tiranë njoftoi se VanHorn, Kaeas dhe Koçiu diskutuan rëndësinë e partneritetit të fortë dypalësh në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

11 Shtator 2024, 22:19 Nga M.B
"Vijojmë bashkëpunimin në fushën e
Nancy VanHorn dhe Albana Koçiu

TIRANA- E Ngarkuara me Punë e SHBA-ve në Shqipëri Nancy VanHorn dhe Drejtuesja e USAID/Shqipëri, Mischere Kawas zhvilluan një takim me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Ambasada e amerikane në Tiranë njoftoi se VanHorn, Kaeas dhe Koçiu diskutuan rëndësinë e partneritetit të fortë dypalësh në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor.

Po ashtu bëhet me dije se gjatë takimit VanHorn dhe Kaeas biseduan me Koçiun edhe mbi reformat e mbrojtjes sociale në dobi të popullatave më të cenueshme të Shqipërisë.

POSTIMI I AMBASADËS:

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn dhe Drejtuesja e USAID/Shqipëri Mischere Kawas u takuan me Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Albana Koçiu. Ato diskutuan rëndësinë e partneritetit tonë të fortë dypalësh në mbështetje të përmirësimit të sistemit shëndetësor dhe reformave të mbrojtjes sociale në dobi të popullatave më të cenueshme të Shqipërisë.

POSTIMI I KOÇIUT:

Kënaqësi takimi me të Ngarkuarën me Punë të SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn, të cilën e urova për misionin e saj në vendin tonë. Gjatë takimit, ku e pranishme ishte edhe Drejtuesja USAID/Shqipëri Mischere Kawas, u angazhuam për vijimin e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale mes Shqipërisë dhe SHBA.

nancy vanhorn

Sondazh

Poll