Politike

"Denoncova Linda Ramën", Berisha: U urdhërua hetim ndaj fondacionit të fëmijëve me autizëm të bashkëshortes sime

Berisha tha se Rama ka urdhëruar drejtësinë të hetojë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha, bashkëshortja e krut të PD-së, shërben pa asnjë qindarkë fitim.

11 Shtator 2024, 20:48 Nga M.B
"Denoncova Linda Ramën", Berisha: U urdhërua hetim ndaj
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, tha sot se drejtësia i bën këto veprime sepse ai çdo ditë, çdo natë ka denoncuar vjedhjet e kryeministrit Edi Rama, por edhe bashkëshorten e tij, Linda Rama. Berisha tha se Rama ka urdhëruar drejtësinë të hetojë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha, bashkëshortja e krut të PD-së, shërben pa asnjë qindarkë fitim. Ai shtoi se bashkëshotja e Ramës thotë se "meqenëse Berisha po më denoncon, shkoni njëherë dhe gjeni diçka aty."

Pjesë nga fjala e Berishës:

Miqtë e mi, unë paraqita këto para jush për të kuptuar se çfarë kriminelësh të shpifur, çfarë horrash pa nder, pa dinjitet. Se njeri që i thotë vetes njeri, që ka familje, ka miq, ka shokë, do të kishte turp nga vetja. Do të pështynte mbi veten e tij para se të vepronte në këtë mënyrë. Kjo është drejtësia e re. Kjo është drejtësia e Edi Ramës. Pse i bëjnë këto veprime?

I bëjnë këto veprime se Sali Berisha çdo ditë, çdo natë ka denoncuar vjedhjet e Edi Ramës. Ka denoncuar vjedhjet e Olsi Ramës. Ka denoncuar Linda Ramën. Dhe çfarë bën Edi Rama? Ndërsen këta zagarë të hetojnë fondacionin e fëmijëve me autizëm, në të cilin Liri Berisha shërben pa asnjë qindarkë fitim. A mund të imagjinoni një gjë të tillë? Se u thotë Linda, meqenëse Berisha po më denoncon, shkoni njëherë dhe gjeni diçka aty. O turpe dheu, o hajdutë, o racë hajdutësh. Bashkë me Dumanët, Krajët dhe fundërrinat do merrni atë që meritoni.

sali berisha

Sondazh

Poll