Politike

"Për të mos përmendur qeverinë socialiste", Berisha: Ja si manipuluan me nisjen e procesit të privatizimit

Berisha thotë se privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos me firmat e ministrave Angjeli, Klosi dhe të tjerë. 

11 Shtator 2024, 20:40 Nga M.B
"Për të mos përmendur qeverinë socialiste",
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me komunikimin e akuzës që iu bë sot në ambientet e SPAK. Berisha tha se privatizimi i kopleksit për të cilin akuzohet, nuk është filluar nga ai dhe qeveria e tij, jo. Berisha thotë se privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos me firmat e ministrave Angjeli, Klosi dhe të tjerë. 

Gjithashtu ai shton se neni 7 i ligjit të kthimit të pronave, përcaktonte se propozimi i ndryshimit të pronësisë të një prone publike apo shtetërore, se janë të ndryshme këto, detyron që pronën t’ia kthesh automatikisht të shpronësuarit. Sipas tij, socialistët nisën procesin e privatizimit duke thënë se në këtë moment në mënyrë automatike, toka kalonte tek ish-pronarët legjitimë.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Sot, do t’u lexoj vetëm pak gjëra nga piramida e mashtrimit të tyre. Ju lutem. Meqenëse në dhjetëra e dhjetëra dokumente nga viti 1995 gjer në vitin 2009 që ka përfunduar procesi i njohjes, kthimit, parablerjes së objekteve, të tokës së grabitur, konfiskuar nga regjimi komunist 5 familjeve të Tiranës, për koincidencë, jo për ligj, nuk ekziston asnjë firmë e Sali Berishës. Çfarë kanë bërë këta horra? Çfarë kanë bërë këta fundërrina njerëzore që marrin 1 milion euro për pyetje që nuk i bëjnë për vrasje Ymer Lalës, që ndërtojnë vila me paratë e krimit, që si hiena kalojnë nga një zyrë në një tjetër duke marrë peng gjykatës, prokurorë, zyrtarë dhe të tjerë, çfarë kanë bërë?

Meqenëse privatizimi nuk është filluar nga Sali Berisha dhe qeveria e tij, jo, privatizimi i klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos me firmat e ministrave Angjeli, Klosi dhe të tjerë. Mirëpo ligji, neni 7 i ligjit të kthimit të pronave, përcaktonte se propozimi i ndryshimit të pronësisë të një prone publike apo shtetërore, se janë të ndryshme këto, detyron që pronën t’ia kthesh automatikisht të shpronësuarit. Këta zotërinj nisën procesin e privatizimit. Në këtë moment në mënyrë automatike, toka kalonte tek ish-pronarët legjitimë.

Tani, meqenëse aty janë firmat e ministrave socialistë, dëgjoni këta mashtrues ordinerë, këta të pafytyrë që nder nuk kanë, që turpërojnë të gjallë dhe të vdekur me poshtërsitë e tyre, shkruajnë se procesi i privatizimit filloi në vitin 1995, pikërisht filloi nga qeveria socialiste, por këtë nuk e thonë, në mënyrë që të thonë se filloi me Sali Berishën. Ky është Altin Dumani, ky llum njerëzor, ky kriminel që heq sekuestron mbi pronat e vrasësve, kundrejt milionave që merr.

Që nuk pyet vrasësin e denoncuar për vrasje, Ymer Lalën, vetëm për ta amnistuar për vrasjen e tij. Ky është Kraja i Sigurimit të Shtetit, ky faqezi fundërrinë. Kjo është Millonai, kjo ndrikull krimi e bandës së Elbasanit. Kjo është drejtësia e re e Xhorxh Sorosit, e mafies së tij, që mashtron shqiptarët, që poshtëron shqiptarët.

sali berisha

Sondazh

Poll