Bota

Super-tajfuni Yagi/ Shkon në 152 numri i të vdekurve në Vietnam

Para se të godiste Vietnamin, tajfuni la 24 të vdekur në Kinën jugore dhe Filipinet.

11 Shtator 2024, 14:27 Nga S.B
Super-tajfuni Yagi/ Shkon në 152 numri i të vdekurve në Vietnam
pamje nga ngjarja

KINË- Numri i të vdekurve nga tajfuni Yagi është rritur në 152 në Vietnam, pasi një nga lumenjtë më të mëdhenj të vendit arriti nivelin më të lartë në dy dekada, duke përmbytur rrugët e Hanoi. Deri të mërkurën, përmbytjet nga lumi i Kuq arritën një metër në disa pjesë të kryeqytetit, duke detyruar disa banorë të lundrojnë në lagjet e tyre me varka.

Mijëra njerëz janë evakuuar nga zonat e ulëta të qytetit dhe 10 nga 30 rrethet administrative të Hanoi janë në alarm për përmbytjet. Përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në veri të Vietnamit kanë qenë shkaqet kryesore të vdekjeve nga tajfuni.

"Kjo është përmbytja më e rëndë që kam parë," tha banori i Hanoi, Tran Le Quyen për agjencinë e lajmeve Reuters. "Ishte thatë dje në mëngjes. Tani e gjithë rruga është e përmbytur. Ne nuk mund të flinim mbrëmë."

Yagi, i cili fillimisht u kategorizua si një super tajfun - ekuivalenti i një uragani të kategorisë 5 ka vazhduar të bëjë ‘kërdinë’ në Vietnam që kur ka rënë në tokë të shtunën. Ai është përshkruar si tajfuni më i fuqishëm i Azisë këtë vit.

Yagi ka lënë një gjurmë shkatërrimi në rajonin verior të vendit gjatë katër ditëve të fundit. Para se të godiste Vietnamin, tajfuni la 24 të vdekur në Kinën jugore dhe Filipinet.

tajfun yagi

Sondazh

Poll