Bota

Elon Musk ironizon Taylor Swift pasi bëri publike mbështetjen ndaj Harris: Do të ta jap unë një fëmijë, do kujdesem edhe për macet e tua...

Menjëherë pas postimit të Swift, mbështetësi i madh i Trump Elon Musk reagoi në rrjetin e tij social X.

11 Shtator 2024, 10:49 Nga S.B
Elon Musk ironizon Taylor Swift pasi bëri publike mbështetjen ndaj
Swift dhe Musk

SHBA- Pas shumë spekulimeve nëse ajo do të hynte në zgjedhjet presidenciale të 2024-ës, Taylor Swift zgjodhi të mbështeste fuqishëm zëvëndëspresidenten Kamala Harris ndaj Donald Trump. Në një postim në Instagram që mblodhi shpejt miliona pëlqime, superylli i popit tha se Harris-Walz luftojnë për kauzat dhe inkurajoi ndjekësit e saj të regjistroheshin për të votuar pavarësisht se kë mbështesin.

Ajo përfshiu në postim një foto ironike me një mace ndaj komenteve të kandidatit të Trump, Sen. J.D. Vance (R-Ohio) që karakterizonte demokratët si një parti të "zonjave mace pa fëmijë". Menjëherë pas postimit të Swift, mbështetësi i madh i Trump Elon Musk reagoi në rrjetin e tij social X.

“Në rregull Taylor,” postoi Musk në X, “ti fiton… Unë do të të jap një fëmijë dhe do të kujdesem për macet e tua me jetën time”.

Musk, i cili ka 12 fëmijë, u angazhua me postime anti-Harris dhe anti-media në platformën e tij gjatë debatit të së martës në mbrëmje dhe në orët në vijim. As Swift dhe as i dashuri i saj, ylli i NFL dhe fituesi tre herë i Super Bowl-it, Travis Kelce, nuk i janë përgjigjur komentit të Musk.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Taylor Swift (@taylorswift)

taylor swift elon musk

Sondazh

Poll