Bota

Serbët protestojnë para stacionit të policisë së Kosovës në Veri, me fishkëllima kërkojnë lirimin e 4 të arrestuarve: A është e shqetësuar BE-ja?

Protestuesit janë mbledhur me pankarta në duar para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës.

11 Shtator 2024, 10:43 Nga N.F
Serbët protestojnë para stacionit të policisë së
Protesta

KOSOVË- Serbët lokalë po protestojnë para stacionit të Policisë në Veri ndërsa kërkojnë lirimin e 4 të arrestuarve që u vendosën në pranga pasi sulmuan efektivë të policisë së Kosovës. Protestuesit janë mbledhur me pankarta në duar para stacionit të Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës. Protesta është organizuar nga partia e Aleksander Aresnijeviç dhe po kërkohet lirimi i katër të rinjve.


Arsenijeviq bashkë me nënkryetarin e partisë së tij, Stefan Veljkoviç, janë parë duke i prirë protestës dhe duke fishkëllyer bashkë me qytetarët e mbledhur. Në protestë shihen edhe pankarta të ndryshme. Në një prej tyre shkruan “A është e shqetësuar BE-ja?”.

protesta veri kosove

Sondazh

Poll