Art&Argëtim

VIDEO/ Publikohet traileri zyrtar i 'Joker: Folie à Deux', zbulohet data e premierës

Vazhdimi i Joker sapo u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia me komente të ndryshme.

10 Shtator 2024, 16:18 Nga S.B
VIDEO/ Publikohet traileri zyrtar i 'Joker: Folie à Deux',
joker

SHBA- Njëzet e pesë ditë derisa 'Joker: Folie à Deux' të dalë në kinema dhe WB ka zbuluar trailerin zyrtar. Vazhdimi i Joker sapo u shfaq premierë në Festivalin e Filmit në Venecia me komente të ndryshme.

Aktori Joaquin Phoenix në rolin e Arthur Fleck/Joker, i cili i dha atij Oscarin për aktorin më të mirë për interpretimin e tij në filmin e vitit 2019, do të luajë krah Lady Gaga si Harley Quinn dhe Brendan Gleeson, Catherine Keener, Jacob Lofland, Harry Lottey dhe Zazi Bij.

Premiera e filmit të Warner Bros pritet të dalë në çdo kinema më 4 tetor.

joker

Sondazh

Poll