Bota

"Ajo dëshmoi se është zgjidhja më e mirë për vendin", Biden reagon pas debatit Harris-Trump

Ish-presidenti Barack Obama gjithashtu ka reaguar pas zhvillimit të debatit, ku ka treguar sërish mbështetjen e tij për kandidaten demokrate. 

11 Shtator 2024, 08:43 Nga r.ll
"Ajo dëshmoi se është zgjidhja më e mirë për
kamala harris dhe joe biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden tha pak orë më parë se zëvendëspresidentja Kamala Harris fitoi debatin e sonte, duke shkruar në një postim në X se ajo është zgjidhja më e mirë për vendin.

“Amerika pa sonte lideren me të cilën kam punuar përkrah për tre vite e gjysëm. VP Harris dëshmoi se ajo është zgjidhja më e mirë për të udhëhequr vendin tonë përpara. Ne nuk do të kthehemi prapa”, shkroi Biden. Presidenti e ndoqi debatin nga një hotel në New York City me familjen dhe stafin, sipas një personi të njohur.

Ish-presidenti Barack Obama gjithashtu ka reaguar pas zhvillimit të debatit, ku ka treguar sërish mbështetjen e tij për kandidaten demokrate. 

"Sonte e pamë vetë se kush ka vizionin dhe forcën për ta çuar këtë vend përpara në vend që të na përçajë. Kamala Harris do të jetë një presidente për të gjithë amerikanët.", shkruan Obama.

kamala harris joe biden debati presidencial

Sondazh

Poll