Politike

Nën drejtimin e ministrisë së Jashtme, samiti i grave afgane nis punimet të mërkurën në Tiranë

Rreth 100 gra afgane duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme, do të marrin pjesë në samitin tre ditor, si një platformë për të ndërtuar unitet dhe një mesazh koheziv dhe për të përforcuar zërat e tyre.

10 Shtator 2024, 20:03 Nga DOSJA
Nën drejtimin e ministrisë së Jashtme, samiti i grave afgane nis
fotot ilustruese

TIRANË- Nën drejtimin e ministrit të Jashtëm, Igli Hasani, Ministria e Jashtme e Shqipërisë do të organizojë samitin e parë ndërkombëtar për gratë afgane, i cili do të mbahet në Tiranë nga data 11-13 shtator 2024.

Rreth 100 gra afgane duke përfshirë rrjetet e grave afgane në vende të ndryshme, do të marrin pjesë në samitin tre ditor, si një platformë për të ndërtuar unitet dhe një mesazh koheziv dhe për të përforcuar zërat e tyre.
 
Gjithashtu samiti do të jetë i hapur për median nesër, 11.09.204 ora 9:15 – 10:30 në sesionin e parë të tij, ku do të mbajë fjalën hapëse, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme igli Hasani. 

gratë afgane igli hasani

Sondazh

Poll