Politike

"Aktiviteti i tij jashtë SHBA-së duhet të ndalohet"/ Berisha: Xhorxh Soros është kryecensori i planetit 

Gjatë fjalës së tij Berisha e ka akuzuar Xhorxh Soros si kryecensorin e planetit.

10 Shtator 2024, 19:15 Nga DOSJA
"Aktiviteti i tij jashtë SHBA-së duhet të ndalohet"/
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë - Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’ Gjatë fjalës së tij Berisha e ka akuzuar Xhorxh Soros si kryecensorin e planetit.

Më tej Kryedemokrati u shpreh se Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet.

"Të dashur miq! Në tetor të vitit 2017 ne u nderuam këtu me samitin e lirisë të Konservatorëve dhe Reformatorëve të Europës dhe botës. Në atë samit theksova dy momente. Sot konservatorizmi përballet me probleme më madhore, apo pluhurin toksik të komunizmit. Rënia e komunizmit në Europën ish-komuniste u shoqërua me shpërndarjen e toksinave të këtij sistemi, kudo në botë. Ishte qershori 1991, kur sekretari Bejker më pyeti mua: Sali, a ka rënë komunizmi në Shqipëri apo jo. Përgjigja ime ishte se; komunizmi ka rënë, por mbeturinat e tij janë shumë toksike. Dhe e vërteta, ato u përhapën, u fuqizuan edhe më shumë në botën akademike, në media, politikë dhe me emrat të ndryshëm sot mbrojnë pothuajse ato pikëpamje, natyrisht jo me burgje e kampe përqendrimi, por me të tjera.

Faktori i dytë madhor është Xhorxh Soros. Xhorxh Soros është miliarderi i vetëm në mijëra miliardjerë, që përdor paratë së pari për të promovuar monizmin duke krijuar mijëra organizata të shoqërisë civile dhe vendosur ato nën ombrellën e të majtës, njëlloj si dikur nën ombrellën e partisë shtet. Por kjo është një goditje për demokracinë. Së dyti, dua ta pranojmë, Soros është korruptori kryesor në planet. Cilido që ka lexuar për perandoritë dhe trajtimin që u bënin ato kolonive, kanë pasur një tipar, përdornin paratë për të blerë lokalët, para se të dërgonin ushtritë. Xhorxh Soros është politikblerësi më i madh i të gjitha kohërave. Nuk po jap statistika, por kudo që të klikoni e gjeni. Për këtë arsye në mënyrë të përsëritur kam bërë thirrje që veprimtaria e tij politike jashtë SHBA të ndalohet.

Përveç kësaj, mënyra se si këto miliarda disponohen dhe shpenzohen në vende të ndryshme është tipike praktikë korruptive. Spekulimi i Xhorxh Soros është spekulim i stimiluar. E kam thënë dhe e them përsëri, është krim i vërtetë kundër njerëzimit. Pse? Unë e di, spekulimi është një fenomen normal që shoqëron tregun financiar. Por nëse e stimulon atë, atëherë krijon drama të mëdha njerëzore. Në këtë kontekst, një gjykim i tij ndërkombëtar për këtë aktivitet do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm. Xhorxh Soros është kryecensori i planetit. Nëse Xi Jinping dhe Vladimir Putin ushtrojnë censurën në territoret e vendeve të tyre, Sorosi me financimet që bën dhe diktimet, është kryecensor në botën e lirë dhe bën një dëm të jashtëzakonshëm të fjalës së lirë dhe mendimit të lirë," tha Berisha. 

sali berisha

Sondazh

Poll