Politike

"Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë-Rruga Konservatore", Berisha: Pas përmbysjes së diktaturës, i vetmi manual që kisha në tavolinë, përveç ligjeve, ishte një libër i Ronald Reganit

Ai tha se kishte një admirim të pakufishëm për këtë burrë të madh të kombit amerikan, siç e qujati.

10 Shtator 2024, 18:39 Nga M.B
"Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë-Rruga
Sali Berisha

TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka marrë pjesë nëpërmjet lidhjes online në aktivitetin ‘Forumi për të Ardhmen e Shqipërisë - Rruga Konservatore’, organizuar nga ‘The Albanian Policy Center, The Heritage Foundation’ dhe ‘Nazione Futura.’ Gjatë fjalës së tij Berisha tha se pas përmbysjes së diktaturës, i vetmi manual që kishte në tavolinëpërveç ligjeve kushtetuese, ishte një libër i Ronald Reganit, parimeve të tij për ekonominë.

Ai tha se kishte një admirim të pakufishëm për këtë burrë të madh të kombit amerikan, siç e qujati. Gjithashtu Berisha shtoi se në vlerësimin e tij, ai u shndërrua në promotor kryesor të rënies së diktaturave komuniste, dhe çdo ditë lexoja në atë libër.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Pas përmbysjes së diktaturës, ne dolëm nga regjimi si populli më i raskapitur i planetit. Të tretët më të varfër në botë. Unë që ju flas ju këtu, isha një kardiolog i apasionuar pas profesionit tim. U shkëputa prej profesionit për dinjitetin tim dhe jo për të bërë politikë, por ngjarjet u zhvilluan në atë mënyrë dhe ne e përmbysëm diktaturën komuniste. Tani do të ju rrëfej një gjë të dytë.

I vetmi manual që unë kisha në tavolinën time përveç ligjeve kushtetuese ishte një libër i Ronald Reganit, parimeve të tij për ekonominë, por unë kisha një admirim të pakufishëm për këtë burrë të madh të kombit amerikan. Në vlerësimin tim ai u shndërrua në promotor kryesor të rënies së diktaturave komuniste, dhe çdo ditë lexoja në atë libër.

Sigurisht që individi të ndihet i lirë, duhet të ndihet i lirë në radhë të parë nga fuqia e pushtetit, duhet të jetë i garantuar nga ligji në liritë dhe veprimtarinë e tij. Ronald Regan shkruan se, paratë në xhepat e qytetarëve janë më të vlefshme se në arkën e shtetit dhe Sali Berisha vendosi në atë kohë, TVSH më të ulët në botë pas Kosta Rikës. Kosta Rika e kishte 9 %, Shqipëria e kishte 12.5 %.

Hoqëm taksën mbi dividentin dhe u angazhuam në një proces të shpejtë privatizimi. Regani në librin e tij thoshte; është mëkat i madh të përpiqesh të ringjallës industritë e falimentuara. Ndoshta ne ishim i vetmi vend në Europën lindore që nuk bëmë asnjë akt për ringjalljen e tyre. Terapia e shokut në pamje të parë një akt brutal dhe i dhimbshëm, në fakt çlirues dhe një hop lirie për tregun.

sali berisha

Sondazh

Poll