Politike

"Drejtuesit politikë të PD kanë përvojë në organizimin e fushatave!" Paloka: Rama nuk plotëson kërkesat e ODIHR, jo më të opozitës

Paloka shtoi se opozita ka përballë një diktaturë, duke theksuar se PD do të tentojë fitoren.

10 Shtator 2024, 17:04 Nga M.B
"Drejtuesit politikë të PD kanë përvojë në
Edi Paloka

TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka komentuar ditën e sotme zgjedhjen e drejtuesve politikë të Partisë Demokratike, për të cilët tha se kanë përvojë në organizimin e fushatave. Në një intervistë për News 24, Paloka shtoi se opozita ka përballë një diktaturë, duke theksuar se PD do të tentojë fitoren.

Gjithashtu Paloka tha se kryeministri Edi Rama nuk plotëson kërkesat e ODIHR dhe se ai ka pasur qeverinë më skandaloze në Shqipëri. 

"Drejtuesit politikë të PD në qarqe kanë përvojë në organizimin e fushatave dhe janë përfaqësues të bashkimit të partisë. Në zgjedhjet e fundit gjithçka ishte kundër PD-së. Nuk ka as të fituar e as të humbur në këto 12 vite. Në zgjedhjet e fundit u bë një masakër zgjedhore. Sa të jetë Rama në qeveri, është iluzion të mos mendosh se ai nuk do përdorë të gjitha metodat për manipulim zgjedhjesh.

Pikësynimi ynë është që t’ju japim qytetarëve zgjedhje të lira. Rama përmendi dhe zgjedhjet e 1997, kur ne e dimë si ishin ata zgjedhje. Rama nuk plotëson kërkesat e ODIHR, jo më të opozitës. Rama ka pasur qeverinë më skandaloze në Shqipëri. Është diktaturë, por ne do tentojmë të fitojmë", tha Paloka.

edi paloka

Sondazh

Poll