Aktualitet

Arsenal armësh dhe drogë, në pranga çifti shqiptar (EMRAT)

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” me targa IOT-2908 në rrugën “Solomou” nr.5 në Koridhalo të Athinës, skuadra OPKE ka zbuluar 1 qese me 1 kg 16 gram marijuanë.

10 Shtator 2024, 19:05 Nga DOSJA
Arsenal armësh dhe drogë, në pranga çifti shqiptar (EMRAT)
sendet e sekuestruara

GREQI- Një çift shqiptarësh kanë rënë në pranagat e policisë greke. Mediat vendase bëjnë të ditur se policia ka sekuestruar një sasi të madhe droge dhe një arsenal armësh, ndërkohë që janë arrestuar edhe Redian Kallashi 40 vjeç dhe Elisabeta Telo 36 vjeç. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volkswagen” me targa IOT-2908 në rrugën “Solomou” nr.5 në Koridhalo të Athinës, skuadra OPKE ka zbuluar 1 qese me 1 kg 16 gram marijuanë.

Policia greke ka vijuar kontrollin në banesën e tyre në rrugën “Zanni” nr. 76 në Pire, ku janë gjetur dhe sekuestruar 17 pako me 15 kg 819 gram marijuanë, 3 pako me 2 kg 950 gram kokainë, 2 armë zjarri Kallashnikov 7.62 mm, 1 armë zjarri pistoletë “Beretta” 9 mm, 13 fishekë 9 mm, 4 krehëra Kallashnikovi me 120 fishekë 7.62 mm, 3 peshore, 1 pajisje elektrike vakuumi, 4 celularë, 12.450 euro si dhe paketime për drogën.

policia greke

Sondazh

Poll