Aktualitet

(BISEDAT) "Ilaçet kanë mbaruar, por mos e lëshoni veten!” Dalin mesazhet, si e fshihnin mjekët e Onkologjikut mungesën e medikamenteve nga pacientët

Gazetari shton se aty tregohen se çfarë kanë hequr pacientët që janë përballur me këtë spital, për të luftuar kancerin dhe se mesazhet mes mjekëve janë vetëm një pjesëz e një realiteti të hidhur e tmerrues.

10 Shtator 2024, 18:00 Nga M.B
(BISEDAT) "Ilaçet kanë mbaruar, por mos e lëshoni
Foto ilustruese

TIRANA- Vijojnë të dalin të tjera detaje nga skandali i spitalit Onkologjik teksa kësaj here, gazetari Osman Stafa, me anë të një postimi në rrjetet sociale, deklaroi se ka siguruar mesazhet mes mjekëve të këtij spitali, të 5 viteve të fundit. Sipas tij, në mesazhet në fjalë flitet për mungesën e ilaçeve të kimios.

Gazetari shton se aty tregohen se çfarë kanë hequr pacientët që janë përballur me këtë spital, për të luftuar kancerin dhe se mesazhet mes mjekëve janë vetëm një pjesëz e një realiteti të hidhur e tmerrues. Stafa shkruan se trishtues fakti që mjeku onkolog B. K., u kërkon mjekëvë të tjerë që edhe pasi të jenë mbaruar të gjitha ilaçet, ata të sillen sikur s’ka ndodhur gjë përpara pacientëve, duke u mohuar të vërtetën.

Prokuroria e Tiranës zbardhi disa javë më parë skemën abuzive, në të cilin ishin përfshirë mjekë dhe specialist të Onkologjikut në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shpërdoruar detyrën, pasi në vend që të jepnin shërbim për pacientë me sëmundje tumorale, bënin të kundërtën, duke i orientuar ata drejt spitaleve private më qëllim përfitimin ekonomik. 

Në njoftim thuhej se nga ana e Prokurorisë u arrit të dokumentohen raste të blerjes së ilaçeve me vlera të konsiderueshme për kimioterapi nga farmaci të cilat këto medikamente i tregtonin pa pullën fiskale dhe me kod të prishur duke krijuar dyshimin në lidhje me autenticitetin e këtyre barnave. Gjithashtu po nga hetimet e kryera ka rezultuar se në Spitalin Onkologjik prej vitit 2021 është instaluar një Aparaturë Kobalto-Terapie për trajtimin e pacientëve të diagnostikuar me sëmundje tumorale, pajisje kjo që mësohet se nuk është shfrytëzuar.

Por skema abuzimit nuk ndalej vetëm me orientimin tek spitali privat në pronësi të një prej të akuzuarve, mjekët në fjalë drejtonin pacientët e tyre edhe për ilaçe në farmaci private. Për këto të fundit nuk përjashtohet mundësia që të jenë furnizuar po nga mjekët e onkologjiku për nxjerrjen e ilaçeve nga spitali për tregtim në farmacitë e tyre private. Dosja e spitalit Onkologjik është transferuar për hetime të mëtejshme në Prokurorinë e Posaçme.

Postimi i gazetari:

Kam siguruar komunikimet e përditshme të 5 viteve të fundit të mjekëve të Onkologjikut, ku tregohen se çfarë kanë hequr pacientët që janë përballur me këtë spital, për të luftuar kancerin. Kjo më poshtë është vetëm një pjesëz e një realiteti të hidhur e tmerrues. Mungesa e medikamenteve kimio që prej 2019-ës e deri më tani është e frikshme.
Kjo betejë imja nuk ka asnjë personale me asnjë nga mjekët, e po ashtu asgjë personale me asnjë nga përgjegjësit. Kjo betejë imja, e cila do të shkojë deri në fund, ka për synim nxjerrjen e së vërtetës së mostrajtimit të pacientëvë që kanë vuajtur apo vuajnë nga kanceri.
—————————-
Gemzari apo gemcitabina është medikament kimio.
Trishtues fakti që mjeku onkolog BK, u kërkon mjekëve të tjerë që edhe pasi të janë mbaruar të gjitha ilaçet, ata të sillen sikur s’ka ndodhur gjë përpara pacientëve, duke u mohuar të vërtetën. Një e vërtetë që i çon ata drejt progresimit të sëmundjes, e deri në fatalitet.
————————————-
Komunikimet në grupin e punës të mjekëve në Whatsapp.
[18.11.21, 11:41:45 AM] AR(Kryeinfermieri): Edhe Gemzari mbaroi nuk ka me gjendje farmacia!
[18.11.21, 12:36:27 PM] SS(mjek onkolog): Po mbaroi gemzari na fiku
[18.11.21, 12:41:57 PM] BK(mjek onkolog, përgjegjës njësie): Edhe kur te jene mbaruar të gjitha, ilaçet, qetësia (e korridorit) dhe fjala e mjekut do të jene trajtimi me i mirë.
[18.11.21, 12:43:42 PM] RB(mjek onkolog):
[18.11.21, 12:46:36 PM] AP(mjek onkolog): Ate thashe dhe une. Te vije gemzari ne janar.deri ne janar do ulim numrin e shtrimeve. Anullohen ditet e 8
[18.11.21, 2:41:17 PM] AR(kryeinfermieri): Pacli erdhi
[18.11.21, 2:41:40 PM] RB(mjek onkolog): Great!
[18.11.21, 2:45:34 PM] AP (mjek onkolog): Uaa
[19.11.21, 9:18:22 AM] AR(kryeinfermieri): Mirmengjes! Gemzari vazhdon te jete mungese!
[19.11.21, 9:22:29 AM] EC(mjek onkolog): Ka ndonje shprese se nuk dime c’tu themi…
[19.11.21, 9:23:59 AM] AR(kryeinfermier): Per sot sbesoj
[19.11.21, 9:39:25 AM] RB(mjek onkolog): Thnx
[19.11.21, 10:06:45 AM] BK:(mjek onkolog, përgjegjës njësie) Mmgj. Gemcitabine nuk do të kete për 2 jave. Mos e lëshoni veten
[19.11.21, 10:07:19 AM] SS(mjek onkolog):
[19.11.21, 10:08:50 AM] RB(mjek onkolog):

onkologjiku

Sondazh

Poll