Aktualitet

Trafik droge në Itali, arrestohet 21-vjeçari shqiptar, nën hetim partnerja e tij

Gjatë një aksioni anti-drogë, policia vuri re të riun duke iu afruar një furgoni të parkuar dhe duke i dhënë një pako.

10 Shtator 2024, 18:54 Nga E. D
Trafik droge në Itali, arrestohet 21-vjeçari shqiptar, nën
fotot ilustruese

ITALI- Një 21-vjeçar shqiptar ka rënë në pranagt e policisë italiane hde partnerja e tij është proceduar. Mediat italiane bëjnë të ditur se i riu merrej me trafik droge. Gjatë një aksioni anti-drogë, policia vuri re të riun duke iu afruar një furgoni të parkuar dhe duke i dhënë një pako.

Menjëherë ka ndërhyrë dhe ka ushtruar kontroll në mjetin ku ndodheshin dy të rinjtë. Aty u gjet kokainë dhe një shumë prej 140 eurosh cash, që mendohet se janë të ardhura nga aktiviteti i trafikut të drogës.

Gjithashtu është kontrolluar edhe partnerja e të arrestuarit dhe i është gjetur një tjetër dozë kokaine, e cila ndërkohë kishte tentuar ta largonte duke e hedhur nga automjeti. Lënda narkotike u sekuestrua, ndërsa pritet që të rinjtë të dalin para gjykatës.

policia italiane

Sondazh

Poll