Aktualitet

U qëlluan me breshëri automatiku, xhaxha e nip u vranë teksa po pinin kafe në lokal

Gjithashtu shkak i konfliktit mes tyre mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.

10 Shtator 2024, 16:23 Nga E. D

U qëlluan me breshëri automatiku, xhaxha e nip u vranë teksa po

RESKOVEC- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen në Roskovec ku xhaxha e nip, Gramos e Lavdosh Kurti u vranë nga 49-vjeçari Altin Kuka. Gjithashtu shkak i konfliktit mes tyre mendohet të jetë një grindje mes fëmijëve mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se në momentin e që ka ndodhur ngjarja, dy viktimat Gramos e Lavdosh Kurti kanë qenë në një lokal të vogël në qendër të fshatit të cilën e kanë pronë të tyre. Gramos e Lavdosh Kurti janë qëlluar me bershëri atomatiku dhe kanë mbëtur të vdekur në vend. Pas ngjarjes, autori është vetëdorëzuar, ndërsa arma e krimit është sekuestruar. 

altin kuka lavdosh kurti

Sondazh

Poll