Aktualitet

Mat/ Po punonte me linjën kabllore të internetit, i riu bie në kontakt me rrymën elektrike dhe humb jetën

Po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

10 Shtator 2024, 13:08 Nga S.B
Mat/ Po punonte me linjën kabllore të internetit, i riu bie në
foto ilustruese

MAT- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Klos. Mësohet se 22-vjeçari D.P ishte duke punuar me linjën kabllore të internetit, ku aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.

Për pasojë i riu ka humbur jetën tragjikisht në vend. Po punohet për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

Njoftimi i policisë:

Mat/Informacion paraprak

Rreth orës 11:40, në fshatin Fshat në Klos, shtetasi D.P., rreth 22 vjeç, duke punuar me linjën kabllore të internetit, dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorit, vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.

mat

Sondazh

Poll