Bota

Sulmi ukrainas në Moskë/ Peskov: Ata janë armiqtë tanë dhe ne duhet të vazhdojmë operacionin special ushtarak

Peskov tha para gazetarëve se sulmi me dronë ishte një tjetër kujtesë e natyrës reale të udhëheqjes politike të Ukrainës, e cila sipas tij ishte e përbërë nga armiqtë e Rusisë.

10 Shtator 2024, 18:10 Nga DOSJA
Sulmi ukrainas në Moskë/ Peskov: Ata janë armiqtë tanë
Dmitry Peskov

MOSKË- Ukraina goditi rajonin e Moskës ditën e sotme në sulmin e saj më të madh me dronë të kryer deri më tani në kryeqytetin rus, duke vrarë të paktën një person dhe duke shkatërruar dhjetëra shtëpi. Ky sulm detyroi mbi 50 fluturime të devijohen nga aeroportet përreth Moskës. Gjithashtu trre nga katër aeroportet e Moskës u mbyllën për më shumë se gjashtë orë. 

Në lidhje me sulmin ka reaguar edhe zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. Peskov tha para gazetarëve se sulmi me dronë ishte një tjetër kujtesë e natyrës reale të udhëheqjes politike të Ukrainës, e cila sipas tij ishte e përbërë nga armiqtë e Rusisë.

“Nuk ka asnjë mënyrë që sulmet e natës në lagjet e banuara të mund të lidhen me veprime ushtarake. Regjimi i Kievit vazhdon të demonstrojë natyrën e tij. Ata janë armiqtë tanë dhe ne duhet të vazhdojmë operacionin special ushtarak për të mbrojtur veten nga veprime të tilla,” tha Peskov. 

lufta ukraine-rusi dmitry peskov

Sondazh

Poll