Bota

E rëndë në Paris/ Edukatorja e kopshtit dhunon brutalisht të miturën, fëmija pëson traumë psikologjike (VIDEO)

Nicole Beloube, ka bërë thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të gruas që sulmoi fizikisht vajzën e mitur. 

10 Shtator 2024, 16:50 Nga S.B
E rëndë në Paris/ Edukatorja e kopshtit dhunon brutalisht të
pamje nga ngjarja

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Paris, ku një edukatore kopshti ka dhunuar fizikisht një vajzë tre-vjeçare dhe pamjet nga momenti i dhunës janë publikuar në rrjet. Drejtoresha e shkollës, Nicole Beloube, ka bërë thirrje për “pezullimin e menjëhershëm” të gruas që sulmoi fizikisht vajzën e mitur. 

Në një video të postuar në rrjetet sociale, vogëlushja goditet me të gjitha forcat pas shpine, duke e bërë të humbasë ekuilibrin dhe të bjerë përtokë. Në fund të videos, edukatorja e kopshtit shfaqet duke e ndëshkuar vogëlushen në cep të një muri dhe më pas duke spërkatur fytyrën e saj me lëng.

Vajza e vogël i është nënshtruar një kontrolli mjekësor për të vlerësuar gjendjen e saj psikologjike. Mjeku vlerësoi se “trauma psikologjike e pësuar nga fëmija është e rëndë”, pasi vogëlushja nuk i shikon të tjerët në sy e fytyrë dhe nuk pranon të flasë për edukatoren e kopshtit.

dhune kopesht france

Sondazh

Poll