Bota

"S’mund t’i lëmë të presin"! Antonio Tajani: Të përshpejtojmë hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë

Sipas tij, shumë burokratë në vendet perëndimore, sidomos në ato nordike, e shohin procesin e zgjerimit më shumë në aspektin burokrat sesa në atë politik.

10 Shtator 2024, 16:50 Nga E. D
"S’mund t’i lëmë të presin"! Antonio
Antonio Tajani

POTGORICË- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm italian, Antonio Tajani, me të mbërritur në Podgoricë, në etapën e parë të turit të tij në Ballkanin Perëndimor tha se duhet të përshpejtojmë hyrjen e Ballkanit Perëndimor në Evropë dhe se vendet e këtij rajoni nuk mund të presin në pafundësi. Sipas tij, shumë burokratë në vendet perëndimore, sidomos në ato nordike, e shohin procesin e zgjerimit më shumë në aspektin burokrat sesa në atë politik.

“Rreziku për ne, për Evropën, është të mos jemi më të pranishëm në Ballkan. Natyrisht kur je në mes të diçkaje, ose shkon nga njëra anë, ose nga tjetra dhe këto vende po presin prej shumë kohësh. Nuk duhet t’i zhgënjejmë më. Këto janë vende evropiane. Nuk duhet të ngatërrojmë problemin rus me Ballkanin dhe nuk mund të pretendojmë të ndryshojmë identitetin e tyre. Vendet e Ballkanit janë thelbësore për stabilitetin evropian”, ka thënë Tajani.

Gjithashtu shefi i diplomacisë italiane ka prekur edhe problemin e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne kemi promovuar gjithmonë dialogun, kudo, edhe mes Serbisë dhe Kosovës. Tani unë besoj se edhe Kosova duhet të bëjë hapa përpara, të respektojë marrëveshjet. Në veri shumica është serbe dhe ky është një realitet që nuk mund të mohohet. Pakicat duhen mbrojtur dhe historia dhe kultura të respektohen”, ka shtuar Tajani.

Duke e vënë theksin tek miqësia tradicionale mes Italisë dhe vendeve të rajonit, ministri i Jashtëm ka shprehur gatishmërinë e Romës zyrtare për të luajtur një rol pozitiv për stabilizimin dhe zhvillimin e paqes mes dy vendeve.

 

antonio tajani

Sondazh

Poll