Bota

Alarm për sulm territorist në Athinë/ Burri ngjitet në një pallat pranë Ministrisë: Do hedh në erë godinën (VIDEO)

Ndërtesa ku banon personi në fjalë ndodhet në rrugën Acharnon shumë pranë Ministrisë së Zhvillimit Rural, e cila është evakuar nga ekipet antieksploziv. 

10 Shtator 2024, 16:14 Nga E. D
Alarm për sulm territorist në Athinë/ Burri ngjitet në
pamje

ATHINË- Një alarm për sulm terrorist është ngritur në Athinë. Mësohet se një burrë nga Siria ka kërcënuar të hedhë në erë pallatin ku jeton. Siç raportohet ai ka kërcënuar banorët se ka thika me vete dhe një shishe gazi, të cilën do ta përdorë për të hedhë në erë pallatin.

Ndërtesa ku banon personi në fjalë ndodhet në rrugën Acharnon shumë pranë Ministrisë së Zhvillimit Rural, e cila është evakuar nga ekipet antieksploziv. 

“Për shkak të situatës na është thënë që të evakuojmë ndërtesën e Ministrisë së Zhvillimit Rural”, tha zëdhënësi i ministrisë.

Për shkak të operacionit për evakuim është ndaluar qarkullimi në rrugën Acharnon dhe në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikës, ambulanca, skuadra anti-eksploziv EKAM dhe forca të shumta policie. 

athine alarm per sulm territorist

Sondazh

Poll