Bota

"Shqetëson votuesit amerikanë"/ Kremlini i vendosur: Nuk do të ndjekim debatin Harris-Trump

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se debati është diçka që shqetëson votuesit amerikanë.

10 Shtator 2024, 16:09 Nga E. D
"Shqetëson votuesit amerikanë"/ Kremlini i vendosur: Nuk do
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Kremlini njoftoi sot se nuk do të ndjekë debatin për zgjedhjet presidenciale në SHBA mes Donald Trump dhe Kamala Harris. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se debati është diçka që shqetëson votuesit amerikanë.

Shtëpia e Bardhë tha javën e kaluar se presidenti rus Vladimir Putin duhet të ndalojë së komentuari zgjedhjet në SHBA pasi shefi i Kremlinit tha, me sa duket me shaka, se donte që Harris të fitonte.

Zëvendëspresidentja demokrate e SHBA-së dhe kandidati republikan nuk kanë folur kurrë me njëri-tjetrin deri më sot. Sonte nga ora 21:00 me orën lokale ata do të jenë ballë për ballë, para miliona shikuesve, por pa audiencë për 90 minuta.

kamala harris donald trump

Sondazh

Poll