Aktualitet

Kultivoi 128 bimë kanabisi në Pogradec, 31-vjeçari i dyshuar për kultivimin e 610 bimëve të tjera në fshatin Tallë mbetet në burg

Bëhet me dije se 31-vjeçari është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies.

10 Shtator 2024, 14:03 Nga I.A
Kultivoi 128 bimë kanabisi në Pogradec, 31-vjeçari i dyshuar
Kanabis

POGRADEC- Një 31-vjeçar është identifikuar si autori i kultivimit të bimëve të kanabisit në Pogradec. Mësohet se D.S 31 vjeç, kishte kultivuar 128 bimë kanabisi në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”.

Bëhet me dije se 31-vjeçari është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies.

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Vijojnë kontrollet intensive dhe hetimet proaktive, në kuadër të planit operacional kombëtar të koduar “Territori i pastër”. Indentifikohet autori i dyshuar i kultivimit të 128 bimëve narkotike, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”. 31-vjeçari i arrestuar, i dyshuar edhe për kultivimin e 610 bimëve narkotike që u gjetën dhe u asgjësuan në fshatin Tallë, në muajin gusht.

Si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, nga Komisariati i Policisë Pogradec, në bashkëpunim më Prokurorinë e Korçës, në kuadër të megaoperacionit “Territor i pastër”, është përcaktuar autorësia e kultivimit të 128 bimëve narkotike që u gjetën në vendi i quajtur “Uji i Ftohtë”, njësia administrative Velçan, Pogradec.

Shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Lushnjë, dyshohet se ka kultivuar 128 bimët narkotike cannabis sativa që u gjetën në këtë zonë, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Ky shtetas është arrestuar më datë 08.08.2024, i dyshuar si autor i kultivimit të 610 bimëve narkotike cannabis sativa, që u gjetën në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, dhe u asgjësuan me anë të djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

policia e pogradecit

Sondazh

Poll